Keisi mbyll kapitullin me Stresin? I thotë të gjitha me postimin e fundit - Bota Sot
Keisi mbyll kapitullin me Stresin? I thotë të gjitha me postimin e fundit

Mediale Vip

Keisi mbyll kapitullin me Stresin? I thotë të gjitha me postimin e fundit

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:28
Stresi

Keisi ka thyer heshtjen përmes një postimi.

Ndarja e Stresit dhe Keisit vazhdon të komentohet ende në mediet rozë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, reperit iu publikua një video, teksa shfaqej duke e puthur në faqe një vajzë, e për këtë ai kishte reaguar duke i quajtur mediet fundërrina.

Por, përmes një postimi, Keisi ka reaguar duke i thënë të gjitha, ani pse nuk përmend emër, supozohet se fjalët i dedikohen ish-partnerit të saj.

“Nuk mendoja kurrë se shprehja “Të tradhtosh një grua të mirë, është si të zgjedhësh mbeturina në vend të thesarit” do të më përshtatej, por jeta të jep atë që ti nuk pret. Nuk ka rëndësi sa shumë mundohem t’i lë gjërat pas krahëve, në heshtje ato më përplasen në fytyrë, kështu që më në fund do të them diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha vajzat që krenohen se kanë shkuar me burra të martuar, urime e dashur, ti je një k*rvë! Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, ka shkruar ajo.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat