Dua Lipa do të performojë në eventin e njohur në Japoni - Bota Sot
Dua Lipa do të performojë në eventin e njohur në Japoni

Mediale Vip

Dua Lipa do të performojë në eventin e njohur në Japoni

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:26
Dua Lipa

Dua Lipa është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës.

Dua Lipa është shumë aktive me performanca në eventet më të njohura të muzikës në botë.

Këngëtarja ka pak ditë që ka performuar në “MTV EMA”, ndërsa ditë më parë bëri të ditur se do të këndojë edhe në “American Music Awards”.

Gjatë ditës së sotme, Dua njoftoi se do të performojë në “2019 Mnet Asian Music Awards”, i cili do të mbahet më 4 dhjetor në Japoni.

Për ndryshe, artistja shqiptare aktualisht po shijon suksesin e këngës “Don’t Start Now”, e cila po qëndron në maje të tabelave muzikore. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat