Maluma i bën befasinë më të bukur vogëlushes në spitalin e Puerto Ricos

Mediale Vip

Maluma i bën befasinë më të bukur vogëlushes në spitalin e Puerto Ricos

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 15:42
Maluma

Maluma përloti të gjithë me veprimin e fundit.

Maluma është emër shumë i suksesshëm në Industrinë e muzikës, këngët e të cilit kapin shifra të larta klikimesh.

Së fundi, këngëtari ka udhëtuar për në Puerto Rico, meqë rast bëri një vizitë të veçantë në një spital.

Ai vizitoi një fanse të vogël, të cilës ia këndoi edhe një prej projekteve të tij muzikore, ndërsa u shpreh i lumtur për këtë vizitë.

“Muzika dhe fuqitë e saj, shumë lehtësi për të gjithë ata që po kalojnë momente të vështira shëndetësore. Ardhja në Puerto Rico dhe vizita në spital më dha lumturi. Jam mirënjohës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat