Agnesa Vuthaj kujton kohën kur u shpall “Miss Kosova”

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj kujton kohën kur u shpall “Miss Kosova”

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 19:31
Agnesa Vuthaj

Kanë kaluar plot 16 vite që kur Agnesa Vuthaj rrëmbeu kurorën e më të bukurës në Kosovë, e një vit më pas edhe në Shqipëri.

‘Miss Kosova 2003’ dhe ‘Miss Albania 2004’ ishin vetëm dy çmimet e para që e bënë vajzën nga Istogu të njihet si mbretëreshë e bukurisë shqiptare.

Dhe meqenëse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, modelja Vuthaj ka vendosur që këtë ditë të rëndësishme në jetën e saj ta kujtojë përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Në fakt, ajo ka publikuar momentin e veçantë kur kurora e Miss-it Njomza Rozhaja i është dhuruar asaj.

Në postimin tjetër, Agnesa po ashtu vjen me tri fotografi të ndryshme, në të cilat e dëshmon bukurinë natyrale dhe që akoma vazhdon të jetë e tillë, pa asnjë ndërhyrje kirurgjike.

Agnesa Vuthaj kujton kohën kur u shpall “Miss Kosova” (Foto: Instagram)

Veç tjerash, Vuthaj shquhet edhe si njëra prej sipërmarrëseve më të suksesshme në trojet shqiptare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat