Roberti në festivalin e RTSH-së, me këngë dedikuar Norës

Mediale Vip

Roberti në festivalin e RTSH-së, me këngë dedikuar Norës

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:51
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Robert Berisha është një prej muzikantëve më të njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Prej vitesh, ai ka spikatur si instrumentalist në disa vegla muzikore si fizarmonikë apo piano dhe kjo nuk është aspak e pazakonshme.

Kjo për faktin që vetë Roberti vjen nga një familje e tërë muzikantësh, që nga babai i tij, e deri të vëllai më i vogël.

Që prej vitit 2016, Roberti është futur në tregun muzikor shqiptar, jo vetëm si muzikant tashmë, por edhe si këngëtar me këngë si MIA, Mjalti i Dashnis apo S’ka Inat.

E këtë rrugëtim të tijin si këngëtar, Roberti do ta kulmojë në eventin më të madh muzikor të vitit, Festivali i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Ama, së fundmi këngëtari është bërë pjesë e lajmeve rozë për shkak të ndarjes së tij nga këngëtarja e njohur, Nora Istrefi.

Çifti deklaroi ndarjen pas një marrëdhënie dashurie prej 13 vitesh, prej së cilës kanë edhe një vajzë të quajtur Renee.

Dhe kjo gjë nuk do të kalojë pa u prekur nga Roberti në pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës.

Muzikanti, jo vetëm që do të jetë pjesë e eventit muzikor të vitit, por duket se ka vendosur të na i rrëmbëje zemrat me një këngë dashurie. E kur flasim për këngë dashurie nga Roberti, po flasim për një këngë dedikuar ish-partneres së tij, Nora Istrefit.

Këngët e festivalit priten të publikohen së shpejti dhe kënga e Robertit do t’jua rrëmbejë menjëherë zemrën me tekstin romantik dhe muzikën e ndjerë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Roberti u shpreh se me nënën e vajzës së tij e ndante vetëm vdekja… dhe duket se këtë do ta thotë edhe me muzikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat