Afërdita Dreshaj prezanton një nga ambientet e shtëpisë së saj luksoze

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj prezanton një nga ambientet e shtëpisë së saj luksoze

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 13:26
Afërdita Dreshaj

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, ndërsa akoma nuk ka treguar se kur do të rikthehet në skenë.

Megjithatë, biondja vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, për të cilët publikon imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Duke qenë se prej vitesh është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, ajo ka një jetë shumë të lumtur, teksa disa prej çasteve të këndshme nuk ngurron që t’i ndajë në llogarinë zyrtare, Instagram.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka shfaqur një prej ambienteve të shtëpisë së saj luksoze, në të cilën jeton.

Artistja nga Maqedonia siç shihet ka prezantuar dhomën e ndenjës, e cila në fakt duket të jetë rregulluar me shumë shije nga ajo dhe i dashuri i saj, të cilët tashmë njihen për jetën luksoze që bëjnë së bashku.

“Shtëpia”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Vitin e kaluar, Afërdita e kurorëzoi lidhjen disavjeçare me hokeistin çek, Jakub Kindl, ku organizoi një dasmë glamuroze në SHBA.

Ajo po ashtu ka potencuar se planifikon që në një të ardhme të afërt të bëhet edhe me fëmijë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat