Rudina Dembacaj konfirmon ndarjen: Po është e vërtetë, po divorcohemi!

Mediale Vip

Rudina Dembacaj konfirmon ndarjen: Po është e vërtetë, po divorcohemi!

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:21
Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti, Aleksi

Ajo çka përflitej prej disa muajsh në mediat rozë është konfirmuar ditën e sotme nga vetë Rudina Dembacaj: moderatorja dhe bashkëshorti, Aleksi janë në procedurë divorci.

E ftuar në “Wake up”, Dembacaj pranoi ndarjen e tyre:

“Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Kërkesa për divorc është paraqitur në qershor”, tha moderatorja duke shtuar se ajo dhe Aleksi kanë një mrekulli që quhet Viktoria “po që është e vërtetë që po divorcohemi”.

Image

Lajmi dhe aludimet e shumta për një ndarje të mundshme nisën shtatorin e këtij viti, ku Dembacaj vazhdimisht i referohej të shoqit thjesht si “babai i Viktorias”.

Ju kujtojmë se dyshja u martua në 2016-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat