Fansat e përzejnë nga koncerti, Drake i ironizon dhe u jep përgjigjen e papritur

Mediale Vip

Fansat e përzejnë nga koncerti, Drake i ironizon dhe u jep përgjigjen e papritur

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Drake

Një nga të ftuarit specialë në festivalin muzikor të “Camp Flog Gnaë” ka qenë edhe reperi i njohur Drake.

Por duket se kjo gjë nuk u ka pëlqyer fare fansave. Ai është përballur aty me një incident, ku të pranishmit në koncert kanë shpërthyer në të shara dhe ofendime kundrejt reperit.

Ata gjithashtu i kërkuan atij që të linte skenën dhe të ikte por Drake është munduar ta kalojë me sportivitet këtë gjë të pakëndshme që i ka ndodhur.

Ai e ka përfunduar performancën që kishte aty por ka reaguar për këtë gjë me ironi në rrjetet sociale.

“Kam lidhur një kontratë me përfaqësuesit e “Camp Flog Gnaë” dhe do të këndoj aty çdo vit për 10 vitet e ardhshme derisa ju të bëheni 30-vjeç, më vjen keq”, shkruan reperi i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat