Robert Berisha synon ‘Eurovision-in’ me këngë kushtuar Norës - Bota Sot
Robert Berisha synon ‘Eurovision-in’ me këngë kushtuar Norës

Mediale Vip

Robert Berisha synon ‘Eurovision-in’ me këngë kushtuar Norës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:37
Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Robert Berisha është një nga emrat në listën këngëtarëve garues në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ndonëse festivali pritet të nisë së shpejti, është zbuluar pak nga projekti përfaqësues i Robertit.

Bëhet e ditur se Berisha do të sjellë një këngë romantike, e kjo të shtyn të mendosh se do të jetë një dedikim për Nora Istrefin.

Bëhet fjalë për një baladë dashurie, që mesa duket është një mesazh i qartë për ish-gruan.

Që nga momenti që pranoi publikisht ndarjen, Roberti nuk ka ngurruar të flasë në intervista të ndryshme për Norën, duke bërë deklarata të forta lidhur me këngëtaren.

Në intervistën më të fundit, kujtojmë që Berisha deklaroi që vetëm vdekja e ndante nga Nora, duke lënë kështu vend për dyshime për ndonjë ribashkim të mundshëm. Tashmë, mbetet vetëm të presim këngën e festivalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat