Mos e lini procesin e zgjedhjeve, Dua iu bën thirrje popullit britanik që të dalin në votime - Bota Sot
Mos e lini procesin e zgjedhjeve, Dua iu bën thirrje popullit britanik që të dalin në votime

Mediale Vip

Mos e lini procesin e zgjedhjeve, Dua iu bën thirrje popullit britanik që të dalin në votime

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Dua Lipa

Zgjedhjet e Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen në 12 dhjetor 2019, dhe Kryeministri i ri do të shpallet të premten 13 dhjetor.

Këto zgjedhje do të do të jenë të tretaa në katër vjet, me kryeministrin Boris Johnson duke thënë se ai donte që votimi para Krishtlindjes të ndodhte sepse ka nevojë për një Parlament ‘të ri dhe të rigjallëruar’ për çështjen e Brexit-it. Përpara këtyre zgjedhjeve duhet bërë regjistrimi i secilit, gjë që u mundëson më pas atyre të kenë çasje në votim. Afati për të bërë këtë regjistrim është deri më 26 nëntor.

Këngëtarja e famshme shqiptaro-britanike, e cilësuar si senzacioni më i madh viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, u ka bërë një thirrje në rrjetin social Instagram, të gjithë britanikëve që të mos e anashkalojnë këtë proces.

“Mos harroni të regjistroheni për votimin e 26 nëntorit! Nëse jeni duke udhëtuar dhe nuk jeni në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e votimit…sigurohuni të regjistroheni për votimin me anë të postës! Sigurohuni që vota juaj të dëgjohet. Mos harroni të votoni”, ka qenë thirrja e bërë nga artistja shqiptare.

E njëjta ka shprehur edhe më parë qëndrimin e saj ndaj Brexit-it, duke thënë se fakti që është nga Kosova i ka mundësuar asaj që të kuptojë rëndësinë e të qenit në BE.

Dua është shprehur se ata që votuan pro Brexit-it me siguri kanë qenë më të vjetur se të rinjtë britanikë që do të vuajnë, por sido që të jetë ata do ta gjejnë së bashku një mënyrë për t’ia falë mbanë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat