Bes Kallaku tregon ditën më të keqe si baba pas lindjes së Ajkës

Mediale Vip

Bes Kallaku tregon ditën më të keqe si baba pas lindjes së Ajkës

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:47
Bes Kallaku

Besi e ka gjithçka gati për atë që ai e quan projekti më i madh sa i përket karrierës artistike. “Falco” është gati më 20 nëntor në të gjitha kinematë në Tiranë dhe aktori i njohur mezi po pret ta ndajë me publikun.

Sot, Besi ishte i ftuar në “Rudina” për të folur për herë të parë publikisht për filmin, peripecitë që ka kaluar këto muaj gjatë xhirimeve të tij, por edhe për emocionet e mëdha që ka marrë nga ky produksion.

Nuk kanë qenë muaj të lehtë për Besin, natyrisht, por vështirësia e tij më e madhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë mungesa në shtëpi. Siç rrëfeu ai, Xhensila nuk mund ta ndiqte në të gjitha turet ku është xhiruar filmi, 15 qytete në Shqipëri dhe 4 në Itali, sepse i është dashur të kujdeset dhe të jetë nënë e baba për Ajkën. Por kohën e post produksionit, Xhensila nuk mund ta humbte: “Jemi të dy kritikë të mirë të njëri-tjetrit. Gjatë post produksionit, Xhensila ka qëndruar në studio me mua për 12 - 13 orë” – tha Besi.

Gjatë kohës së xhirimeve, Xhensila nuk mund të më shoqëronte gjithmonë, sepse ka qëndruar me Ajkën. Ka qenë përgjegjësi, sepse më shumë se 40 ditë xhirime. Xhensila është strapacuar, sepse nuk ka pasur ndihmë dhe ka mbajtur të gjithë barrën për rritjen e Ajkës.

Besit i ndodhte gjithmonë që të kthehej në shtëpi pas mesnate dhe të zgjohej herët në mëngjes për t’u nisur sërish me xhirime. Ai kujton me keqardhje një ditë kur, ndryshe nga të tjerat, kishte vendosur të rrinte edhe 30 minuta më shumë për të shijuar vogëlushen, por nuk pati fat as atë ditë: “Një ditë gjatë xhirimeve, pasi isha kthyer vonë, në mëngjes do rrija deri në orën 10 dhe kështu do kisha mundësi të shijoja 30 minuta me Ajkën. Por ato ishin zgjuar 30 minuta para meje dhe Xhensila kishte dalë me të nga liqeni… Ishte një nga ditët kur e kam ndier veten shumë keq, sepse kisha 31 ditë pa e parë…” – tha Besi i emocionuar.  

Janë disa segmente vendimtare në jetë, të cilat nuk do t’i zëvendësosh me asgjë tjetër në botë. Edhe Besi ashtu u ndie atë ditë kur, nëse do të zgjohej 30 minuta më herët, nuk do ta humbte aromën e ëmbël të vogëlushes së tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat