“Nuk ndihem si i huaj”, aktori i famshëm turk viziton Shqipërinë për herë të parë

Mediale Vip

“Nuk ndihem si i huaj”, aktori i famshëm turk viziton Shqipërinë për herë të parë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 14:17
Ercan Kesal

Pasditen e sotme ka qenë i ftuar në programin e Rudina Magjistarit, një ndër aktorët më të njohur në kinematografinë turke, i cili u bë shumë i famshëm edhe në Shqipëri, nga roli i tij si baba ‘Idrizi’ në serialin “Çukur”

Bëhet fjalë për Ercan Kesal. Kjo është hera e parë që ai vjen në Shqipëri dhe ndjesia që ai ka përjetuar është mjaft e veçantë.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera. Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”, është shprehur Ercan-i.


Përsa i përket karrierës së tij si aktor, ai është shprehur se gjithmonë është përpjekur të jetë vetvetja.

Një prej pasioneve më të mëdha të tij është letërsia. Deri më tani ka botuar 7 libra, kryesisht romane.

Edhe pse nuk ka asnjë libër të përkthyer në gjuhën shqipe, ai ka treguar se qëllimi i tij është që librat e tij të përkthehen edhe në gjuhën shqipe.
Erxhan Kesal është i martuar me aktoren e njohur Nazar Eksen, e cila gjithashtu është bërë e njohur për teleshikuesit shqiptarë në filmin “Zonja Fazillet dhe të bijat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat