Vjehrra ka ditëlindjen; E veshur sport Marina feston me familjen e bashkëshortit!

Mediale Vip

Vjehrra ka ditëlindjen; E veshur sport Marina feston me familjen e bashkëshortit!

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Marina Vjollca

Pasi kanë lënë mënjanë për disa orë impenjimet profesionale, dyshja Marina Vjollca e Getoar Selimi kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë pranë nënës së reperit, e cila feston sot ditëlindjen.

Florija, zonja e ditëlindjes duket se ka preferuar njjë festë tejet familjare e të ngrohtë teksa ka mbledhur pjesëtarët e afërt të shtëpisë për të kremtuar datën e veçantë.

“Prive” ka postuar një foto teksa e gjithë familja Selimi janë në një tavolinë, të veshur ‘casual/ e të relaksuar.

Çifti i njohur i showbiz-it Marina dhe Getoari  janë kombinuar duke veshur të dy kostume sportive, ndërsa bukuroshja e ekranit nuk ka vendosur asnjë pikë grimi në fytyrë.

Me siguri ka qenë një vizitë e shkurtër kjo e dyshes së njohur në Prishtinë, pasi moderatorja dhe reperi janë njësoj të impenjuar me punët e tyre në Tiranë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat