Urimi i Rita Orës: Fat Anglisë dhe Kosovës, dy shtëpitë e mia

Mediale Vip

Urimi i Rita Orës: Fat Anglisë dhe Kosovës, dy shtëpitë e mia

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 20:16
Rita Ora

Kosova dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndërsa të gjithë shqiptarët janë sensibilizuar nga atmosfera e jashtëzakonshme që është krijuar në Kosovë.

Ndërkohë që mikpritja që iu është bërë anglezëve ka lënë mbresa të mëdha dhe të gjitha mediat ndërkombëtare po raportojnë për atë që po ndodh në vendin tonë.

Nga ana tjetër, këngëtarja nga Kosova e cila jeton në Angli, nuk ka mundur të mos përfshihet në këtë ngjarje të madhe mes dy vendeve.

Shqiptarja me famë botërore ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i uruar të dyja përfaqësueset.

“Fat Anglisë dhe Kosovës sot, dy shtëpitë e mia”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në InstaStory.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat