Albana, vajza e diasporës që nuk di të ndalet, sot me këngë të re

Mediale Vip

Albana, vajza e diasporës që nuk di të ndalet, sot me këngë të re

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 08:33
Albana Azizi

Pas publikimit të këngës hit me videoklip “Sa mirë ta bona”, këngëtarja e njohur shqiptare që jeton në Zvicër Albana Azizi, do të publikojë për adhuruesit e saj, këngën “Zemër kadale”. Kënga do të publikohet të hënën nga produksioni Labia, shkruan "Bota sot".

Tekstin e ka shkruar Shkumbin Kryeziu, ndërsa muzikën Ardian Kastrati. Projektet e këngëtares Albana Azizi janë gjithmonë të mirëpritura nga publiku, andaj nuk e vëmë në dyshim se edhe kënga “Zemër kadale”, do të pëlqehet po njësoj.

Kujtojmë se Albana Azizi është në përfundim të studimeve master në degën e stomatologjisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat