Unikkatil paralajmëron koncert në Zvicër për festën e Pavarësisë

Mediale Vip

Unikkatil paralajmëron koncert në Zvicër për festën e Pavarësisë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 22:27
Unikkatil

Hip hop ylli shqiptar, Unikkatil, gjatë kësaj vere ishte mjaft aktiv me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore anë e mbanë trojeve shqiptare, duke qenë i pranishëm thuajse në çdo vend. 

Por, i njëjti ka njoftuar se do ti rikthehet skenës me 30 nëntor me rastin e festës së Pavarsisë së Shqipërisë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të hedhur në rrjetin social, Instagram, ndërsa tregon se koncerti i tij i radhës do të mbahet në Luzern të Zvicrës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shihemi për festën e pavarësisë!!! ???????? 30 Nëntor @avalonclubluzern ????????!!!

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

“Shihemi për festën e pavarësisë, 30 nëntor”, ka shkruar krahas postimit 38-vjeçari, i cili mori edhe komente të ndryshme nga fansat, që janë të shumtë në numër.

Ndërkohë, gjatë një koncerti të reperit të mbajtur në qytetin e Gjilanit këtë verë, ai u kërcënua me jetë nga rivali i tij, Duda, madje ky i fundit krijoi një ‘zhurmë’ mjaft të madhe rreth kësaj në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, Unikkatil vazhdon të jetë një prej artistëve më të kërkuar e më të suksesshëm shqiptarë, i cili njëherësh shquhet edhe për një numër të madh të këngëve që i ka sjell ndër vite.

“Shqiptar”, bashkëpunimi me reperin Mozzik mbetet kënga e fundit të cilën e lansoi në korrik dhe në YouTube tanimë ka kaluar shifrën e gjashtë milionë shikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat