Fjalimi emocional i grimerit Mario: Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar ‘gay’ - Bota Sot
Fjalimi emocional i grimerit Mario: Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar ‘gay’

Mediale Vip

Fjalimi emocional i grimerit Mario: Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar ‘gay’

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Mario Dedivanovic

Mario Dedivanovic konsiderohet të jetë njëri prej grimerëve më të suksesshëm shqiptarë, i cili tash e një kohë punon me yje të famshme botërore, përfshirë edhe superyllin televiziv, Kim Kardashian.

I njëjtë së fundmi ka fituar çmimin “American Influencer Awards” dhe ishte pikërisht mikesha e tij e ngushtë, Kim, ajo e cila ia dorëzoi çmimin në skenë, pasi 37-vjeçari u ngjit i emocionuar dhe jo më kot.

Në ndërkohë, një video e përgatitur enkas për një ditë të veçantë si ajo, ka shfaqur edhe familjarët e grimerit teksa rrëfenin rrugëtimin e tij drejt majave ku qëndron sot.

“Mbante një kuti me make up. U përpoqëm ta ndalonim, por ai vazhdoi përpara”, ka treguar mes të tjerash, motra e Marios.

Mes emocionesh e lotësh, grimieri ka bërë thirrje për shqiptarët, që të hapin sytë e zemrën, pasi sipas tij shumë fëmijë në botë rriten mes frikërash, dhimbjesh e mendimesh për vetëvrasje, vetëm nga ankthi se familjarët nuk do t’i pranojnë duke qenë ndryshe.

“Ne nuk jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, ka thënë Mario mes lotësh.

Prej 19 vitesh karrierë si artist grimi, ky ka qenë një ndër momentet më emocionuese të Dedivanovic e njëherësh ka treguar shumë gjëra të rëndësishme për jetën e tij.

Mario dhe Kim po ashtu pritet që së shpejti të vijnë me një tjetër linjë të përbashkët kozmetike, megjithëse punojnë së bashku që nga viti 2008. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat