Albërie Hadërgjonaj preket nga fjalimi i Marios - Bota Sot
Albërie Hadërgjonaj preket nga fjalimi i Marios

Mediale Vip

Albërie Hadërgjonaj preket nga fjalimi i Marios

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:09
Albërije Hadërgjonaj

Albërije Hadërgjonaj ka disa fjalë për Mario Dedivanoviç pas veprimit të guximshëm.

Mario Dedivanoviç me lot në sy ka deklaruar publikisht se është gej në fjalimin e mbajtur pasi mori çmimin “American Influencer Award”, i shoqëruar nga Kim Kardashian.

Me këtë rast, Albërije Hadërgjonaj është ndër të parat e cila e ka përkrahur grimerin shqiptar me anë të një postimi në Instagram.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri neve të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të mirë ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty“, ka shkruan Hadërgjonaj.

Ndërsa Mario në fjalimin e tij ka thënë: “Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve“.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat