Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka ironizuar projektin e fundit që ka sjellë Tayna.
Reperja publikoi një video "Freestyle", e cila duket se nuk i ka pëlqyer aspak Artës.
Me anë të një postimi në Instastory, këngëtarja shkruajti: "Freestyle? Me msu vjershën përmendësh freestyle, noo".
Ajo nuk e përcaktoi që i referohet drejtpërdrejtë Taynës, por dyshohet të jetë për të.
Ndërkohë reperja nuk ka bërë asnjë reagim për këtë dhe vazhdon të gëzojë suksesin e projekteve që ka sjellë kohët e fundit.