Dafina Zeqiri nuk ndalet, së shpejti në bashkëpunim me një reper italian

Mediale Vip

Dafina Zeqiri nuk ndalet, së shpejti në bashkëpunim me një reper italian

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:39
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri po punon fort për të arritur më shumë suksese në karrierën e saj, duke shtuar bashkëpunimet edhe në arenën ndërkombëtare.

Pak muaj më parë ajo bashkëpunoi me artistët maroken, Aymane Serhani dhe Dj Hamida, për këngën “Desole por favor”, e cila u prit mjaft mirë.

Ndërkohë së fundmi këngëtarja ka treguar se është gati për hitin e radhës në bashkëpunim me një reper italian.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

2 0 2 0 ☀️ @sferaebbasta they not rdy............

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto me reperin Sfera Ebbasta dhe ka zbuluar se kënga është gati, por do të publikohet vitin e ardhshëm. “2020. Sfera Ebbasta ata nuk janë akoma gati”, ka shkruar Zeqiri përkrah fotove.

Edhe reperi ka publikuar një imazh me këngëtaren shqiptare në ‘Instagram’, pa zbuluar më tepër detaje në lidhje me këngën e tyre. Sfera Ebbasta ka nisur të bëjë muzikë në vitin 2010, por pas 2014-tës ai mori famë kur nisi të punonte me label të suksesshëm. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi Dafina Zeqiri ka publikuar këngën “Ring Ring” në bashkëpunim me reperin e grupit OTR, Varrosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat