Johnny Deep është sërish beqar, ja pse refuzoi e dashura të martohej me të - Bota Sot
Johnny Deep është sërish beqar, ja pse refuzoi e dashura të martohej me të

Mediale Vip

Johnny Deep është sërish beqar, ja pse refuzoi e dashura të martohej me të

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:11
Johnny Deep dhe Polina Glen

Aktori i njohur hollivudian është sërish beqar! Ai propozoi të dashurën e tij 24 vjeçare Polina Glen në vendlindjen e saj në Rusi.

Burime për ‘People’ thanë se ajo e refuzoi propozimin e aktorit, madje nuk ka pranuar as që Deep të njihet me familjen e saj.

Mendohet se një nga shkaqet e ndarjes ka qenë diferenca e madhe në moshë, konfliktet e aktorit me ish-bashkëshorten dhe se ajo nuk e donte vëmendjen e mediave në jetën e saj.

“Polina e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje u frikësua”, thotë një burim për “People”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat