Para marrjes së çmimit ‘American Influencer’ dhe porosis për shqiptarët, Mario po dëgjonte këngën e Medës - Bota Sot
Para marrjes së çmimit ‘American Influencer’ dhe porosis për shqiptarët, Mario po dëgjonte këngën e Medës

Mediale Vip

Para marrjes së çmimit ‘American Influencer’ dhe porosis për shqiptarët, Mario po dëgjonte këngën e Medës

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:51
Mario

Grimeri shqiptar me famë botërore, por i njohur më së miri si grimeri i Kim Kardashian, Mario Dedivanoviq së fundi është nderuar me çmimin ‘American Influencer Award’.

Përpos këtij çmimi që mori Mario ai bëri bujë të madhe me fjalimin e tij emocionues lidhur me rrugëtimin e tij përgjatë viteve.

Pas një video-emocionuse që kishin përgatitur nëna, babai, vëllai dhe motra e tij Mario shpërthe në lot dhe u deklarua për përcaktimin e tij seksual.

Ai pati edhe një mesazh drejtuar shqiptarëve.

“Dua t’iu them diçka të rëndësishme vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Po ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë, zemrën dhe shpirtin, sepse shumë vajza dhe djem në botë po rriten me dhimbjen që unë jam rritur. Mendojnë çdo ditë të vrasin veten, ashtu si unë mendoja. Vetëm sepse janë ndryshe dhe janë të frikësuar të jenë vetvetja, sepse kultura ose familja i gjykon. Janë të frikësuar se fisi ose familja nuk do t’i pranojë sepse kanë lindur ndryshe. Ne nuk jemi ndryshe. Ne meritojmë të jemi të lumtur dhe të ndjejmë dashuri.Sot po e them për herë të parë, unë jam një burrë 37-vjeçar gay. Tani mund të jetoj jetën që meritoj dhe ndihem i lumtur që më në fund mund të jetoj”, përfundoi Mario.

Por para se të nisej në eventin e organizuar mbrëmë, Mario po dëgjonte këngëtarin shqiptar.

Mario zgjodhi të dëgjonte këngën e Medës ‘ O mehlem’. Siç duket Mario pëlqen të dëgjojë shqip, e mbi të gjitha Medën.

Mario është një ndër emrat më të përfolur të showbizit ndër vite, e kjo falë punës fantastike në grim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat