Familja nisi peticion për rikthimin e Instagramit të Rina Balajt, flet Met Elshani

Mediale Vip

Familja nisi peticion për rikthimin e Instagramit të Rina Balajt, flet Met Elshani

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:26
Rina Balaj dhe Met Elshani

Ish-menaxheri i Rinës flet pas lajmit se familja e reperes nisi peticion për rikthimin e Instagramit të saj.

Rina Balaj tash e një kohë është shkëputur nga rrjetet sociale, ndërsa është njoftuar edhe largimi i saj nga kompania “On Records”.

Pas daljes nga kjo kompani, menaxhmenti ia mori Instagramin Rinës, ku edhe njoftoi se është pronë e “On Records”.

Së fundi, motra e Rinës, Rudina, përmes rrjeteve sociale ka treguar se kanë nisur peticion për t’ia kthyer Instagramin asaj.

I kontaktuar, menaxheri i “On Records”, Met Elshani tha se këto gjëra jamë vetëm hajgare.

“Hajgare janë këto sene, lëreni, mos u merrni”, tha ai.

Më tej, shtoi se derisa nuk ka ndonjë deklaratë nga Rina, çfarë thonë të tjerët nuk është me rëndësi.

“Rina s’ka dhënë kurfar deklarate, të tjerë s’janë me rëndësi”, përfundoi Meti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat