“Mendoj fundin e muajit a i paguaj dot dritat”, këngëtari i njohur tregon se nuk fiton para nga muzika

Mediale Vip

“Mendoj fundin e muajit a i paguaj dot dritat”, këngëtari i njohur tregon se nuk fiton para nga muzika

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 06:21
Xhavid Dedej

Kur mendon për një këngëtar, gjithmonë mendon njëkohësisht se sa shumë paguhet ai dhe se sa të larta janë të ardhurat e tij, por jo gjithmonë kjo gjë qenka e vërtetë.

Këtë na e ka treguar vetë këngëtari i njohur Xhavid Dedej, i cili ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin“Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.

Ai është pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën dhe Xhavid Dedej ka treguar se nuk fiton mjaftueshëm.

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm,ka lekë’edhe qërasim ne.

Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavid Dedej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat