Adelina Ismaili sërish ka për të thënë diçka për Rina Balajn

Mediale Vip

Adelina Ismaili sërish ka për të thënë diçka për Rina Balajn

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:00
Adelina dhe Rina

Gjatë ditës së sotme, Rina Balaj është rikthyer në Instagram pas më shumë se një muaji mungesë.

Profili me mijëra ndjekës dikur i reperes, tani menaxhohet nga ish-kompania e saj On Records.

Por, artistja u rikthye dhe tani në këtë rrjet social mund ta gjeni me emrin Isyourgirlrina.

Llogaria ka arritur mbi 10 mijë ndjekës për pak orë dhe shumë pëlqime në foton e parë të Rinës.

Pas këtij rikthimi, ka qenë Adelina Ismaili e cila i ka dalë sërish në përkrahje asaj duke njoftuar të gjithë se ky profil është origjinali nga tani e tuje.

“Të dua shumë”, ka shkruar Ismaili teksa ka dhënë lajmin në instastory.

Kujtojmë se Adelina dhe Rina sollën duetin “Qikat” që sot ka miliona klikime në YouTube.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat