Getinjo: Shkrimi im mund të jetë i keq, ama fjalët janë të mira

Mediale Vip

Getinjo: Shkrimi im mund të jetë i keq, ama fjalët janë të mira

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 00:42
Getinjo

Reperi i njohur, Getinjo, publikoi së fundmi këngën e tij më të re, me titull “Une”.

Kënga e tij është pritur mirë nga fansat, teksa vetëm në pak ditë ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh në YouTube.

Ashtu si në çdo këngë tjetër, reperi nga Ferizaj ka shkruar vet vijën melodike dhe tekstin e kësaj kënge.

Në një fotografi të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, ai shfaqet me një letër në dorë, teksa në mbishkrimin e saj shkruan se kuptimi i fjalëve që shkruan mund të jetë më i mirë se stili i tij i shkrimit.

“Shkrimi i keq, amo fjalët e mira”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.

Getinjo përndryshe është shumë aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ku ndiqet nga mbi 480 mijë ndjekës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“UNË” Shkrimi i keq amo fjala e mire...

A post shared by JOHN WICK//PRETTYMOTHERFUCKER (@getinjo) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat