Bashkëshortja e këngëtarit tregoi se si e përjetoi momentin kur mësoi për kancerin

Mediale Vip

Bashkëshortja e këngëtarit tregoi se si e përjetoi momentin kur mësoi për kancerin

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 08:32
Coffey dhe Criscilla Anderson

Bashkëshortja e këngëtarit të zhanrit “country”, Coffey Anderson ka folur publikisht për momentin kur mjekët i thanë se i është përhapur kanceri i stadit të katërt në shtyllën kurrizore.

Criscilla, e cila është 39 vjeçe mori lajmin e sëmundjes në vitin 2018, por nga një kontroll që ka bërë së fundmi mësoi se ka avancuar.

Ajo tha për ‘Daily Mail’ se është e bindur që të vazhdojë jetën si më parë dhe të shohë si rriten fëmijët, pavarësisht se mjekët i thonë se mund të mos jetojë më shumë se 5 vite.

“Unë kam tre fëmijë. Duhet të jem e shëndetshme, duhet të kurohem. Kjo do më lëndojë. Mendimi im i parë ishte se kam tre bebe që kanë nevojë për nënën e tyre. Ishte dita më e errët e jetës sime”, tregoi Criscilla për momentin kur mësoi të vërtetën e hidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat