Modelja refuzon postin në politikë: Do i shpërqëndroja

Mediale Vip

Modelja refuzon postin në politikë: Do i shpërqëndroja

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:34
Maria Liman

Maria Liman, e konsideruar si një nga tifozet më seksi të Kupës së Botës në vitin 2018, ka zbuluar se i kanë ofruar detyrën e zëdhënëses së partisë politike ruse LDPR, por ajo e hodhi poshtë këtë ofertë pasi mendon se do të ishte shumë “shpërqendruese”.

25-vjeçarja fitoi shumë famë gjatë Kampionatit Botëror vitin e kaluar në Rusi, për shkak të veshjeve të saj krijuese dhe atdhetare.

Pas disa paraqitjeve televizive fitoi mjaft vëmendje, përfshirë dhe nga partia opozitare ruse LDPR në qytetin e saj të lindjes, Rostov-on-Don.

“Jeta ime është plotësisht e kanalizuar në karrierën time të aktrimit, politika nuk ka qenë kurrë interesante për mua.

Unë e kuptoj se si do të më shihnin njerëzit dhe nuk kam asnjë ide mbi fushën. Nuk dua të jem shpërqendrim për njerëzit”- tha modelja e Playboy, citon RT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat