Soni prezanton super-baladën ‘Shije tradhtie’ në Kënga Magjike 2019

Mediale Vip

Soni prezanton super-baladën ‘Shije tradhtie’ në Kënga Magjike 2019

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Soni Malaj

Soni Malaj është rikthyer në festivalin Kënga Magjike në zhanrin që di të këndojë më së miri.

Soni Malaj ka prezantuar në Kënga Magjike 2019 një super baladë.

Kënga ka titullin ‘Shije tradhëtie’ dhe është prezantuar për mrekulli nga këngëtarja e cila shfaqet në të zeza në një veshje lëkure.

‘Shije tradhëtie‘ ka tekst të Ilir Beranit, kompozim nga Marjan Filipovski-Maki ndërsa orkestrimi është bërë nga Shpëtim & Drin Saraçi.

Soni rikthehet në festival pas një pauze prej tre vjetësh, ndërsa njihet për këngët e suksesshme që ka prezantuar ndër vite, duke përfshirë baladat ‘Fluturimi 347’ me Florin dhe ‘Zemër Pakurdisur’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat