Taylor Swift thyen rekordin e Michael Jackson në AMA

Mediale Vip

Taylor Swift thyen rekordin e Michael Jackson në AMA

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 14:56
Taylor Swift

Taylor Swift kishte një fundjavë të suksesshme në ‘American Music Awards’, duke marrë gjashtë çmime dhe duke mposhtur përfundimisht rekordin e mëparshëm të Michael Jackson.

Asaj ju nda çmimi më i madh i natës si ‘Artist i Vitit’, duke mposhtur artistë të njohur si Drake, Ariana Grande, Halsey dhe Post Malone gjatë garës.

Me gjashtë çmime të reja, çmimet e Swiftit arritën në 29-të, derisa mposhti edhe rekordin e mëparshëm të Michael Jackson me 24 sosh.

Kjo është hera e pestë që këngëtarja ka arritur të marr çmimin e vitit, duke fituar më parë në 2009, 2011, 2013 dhe 2018.

Çmimin ajo e pranoi në Los Angeles në ‘Microsoft Theater’, duke thënë se viti 2019 kishte pasur uljet dhe ngritjet e veta, por që rezultoi i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat