Aktori turk ‘Çenari’ shpreh pikëllimin në gjuhën shqipe: “Me ty Shqipëri”

Mediale Vip

Aktori turk ‘Çenari’ shpreh pikëllimin në gjuhën shqipe: “Me ty Shqipëri”

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 16:44
Tolgahan Sayisman

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, që njihet për publikun shqiptar me rolin si ‘Çenari’ , ka shprehur keqardhje për tërmetin që ndodhi në Shqipëri, e që shkaktoi rreth 16 viktima deri tani.

Tolgahan, përmes një InstaStory, ka publikuar një fotografi ku ka shkruar “Me ty Shqipëri”.

Kujtojmë që shumë artistë, këngëtarë, e fytyra të njohura të ekranit qoftë shqiptarë apo të huaj kanë dalë në mbështetje në këtë situatë të rëndë për shqiptarët, në mënyra të ndryshme .

Image

Kujtojmë që aktori Tolgahan, është i martuar me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi, me të cilën kanë një djalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat