“Damlla” e lumtur përkrah të dashurit

Mediale Vip

“Damlla” e lumtur përkrah të dashurit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:01
 Buse Meral

Çifti duken shumë bukur Në mesin e shumë aktorëve që po luajnë në serialin “Mos ma lësho dorën” është edhe aktorja Buse Meral, në rolin e ”Damllës”. Me këtë rol aktorja 20 vjeçare luan rolin e një vajze, e cila e kundërshton babain e saj për ta ndjekur ëndrrën e jetës.

 ”Damlla” gjithashtu është e përfshirë edhe në aksidentin e ”Xhenkut” të cilin e pësoi në ditën e dasmës.

Në jetën reale ”Damlla” është në lidhje dashurie qe tri vjet, mirëpo ajo është treguar misterioze saç nuk ka zbuluar shumë për jetën e të dashurit, madje ajo nuk ka treguar as emrin e tij për fansat.

Por, në Instagram publikimi i fotografitë me të dashurin janë të shpeshta. Aktorja kështu ka vepruar edhe sot, ajo në Instastory ka hedhur një fotografi të bukur ku shfaqet e lumtur pranë të dashurit, i cili shihet duke e puthur në faqe.

Buse ka përfunduar shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike të Anadollit, kurse aktualisht është duke studiuar për aktrim në Qendrën e Artit Müjdat Gezen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat