Reperi i njohur nga Kosova ofron strehim për dy familje

Mediale Vip

Reperi i njohur nga Kosova ofron strehim për dy familje

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:31
Genc Prelvukaj

Reperi i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj, përmes një postimi në Facebook, ka ofruar ndihmën e tij për 2 familje në nevojë pas tërmetit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cileë mund të vendosen 2 familje”.  

Postimi i plotë:

Ju njerez te mire ne Shqiperi.

Nese njihni familje qe kane nevoje te strehohen, kane mbetur pa kulm mbi koke, nga termeti i sotem, une kam nje shtepi ne Martinaj te Plaves ne Mal te Zi, ne te cilen mund te vendosen 2 familje.

Bashke me shtepine do te sigurojme edhe ushqimet, ngrohje dhe cdo gje tjeter te nevojshme.

Me shkruani mesazh direkt nese keni dike qe mund ti ndihmojme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat