Mimoza Shkodra falënderon Zvicrrën për ndihmën ndaj Shqipërisë

Mediale Vip

Mimoza Shkodra falënderon Zvicrrën për ndihmën ndaj Shqipërisë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:35
Mimoza Shkodra

Shtete të ndryshme nga e gjithë bota kanë shprehur solidarizim me Shqipërinë pas ngjarjes tragjike, ku një tërmet i fuqishëm goditi zonat e Durrësit e të Thumanës, duke shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të lënduar.

Dëmet materiale gjithashtu janë të mëdha dhe në këto momente ekipe të ndryshme janë mobilizuar për të nxjerrë e shpëtuar nga gërmadhat persona që besohet që ende të jenë gjallë.

Edhe shteti i Zvicrrës është mobilizuar duke dërguar një skuadër të qenëve të shpëtimit nga organizata REDOG për në Shqipëri.

Këngëtarja Mimoza Shkodra përmes një postimi, ka falënderuar Zvicrrën për ndihmën ndaj Shqipërisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat