Dërguan ndihma në Durrës, Plisat i marrin me vete 30 qytetarë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë

Mediale Vip

Dërguan ndihma në Durrës, Plisat i marrin me vete 30 qytetarë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 06:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi i tifozëve Plisat kanë treguar sonte se kanë përfunduar me sukses ditën e parë të aksionit për t’i ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Në një postim në facebook, ky grup ka lajmëruar se ka përfunduar me sukses aksioni i tyre i ditës së parë derisa kanë treguar edhe sa familje kanë furnizuar me gjërat elementare.

“250 familje u furnizuan me gjërat elementare. Veshëmbathje, ushqim, higjienë, batanije dhe barna. Tashmë morrëm rrugën për Prishtinë. Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne i morrëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë. Vazhdojmë nesër!”, kanë shkruar ky grup në faqen e tyre në Facebook.

Kujtojmë se gjatë tërë ditës së martë, Plisat janë mobilizuar dhe kanë grumbulluar ndihma të ndryshme në qytet për t’i dërguar mandej në Shqipëri.

Shqipëria mbrëmë u godit nga një tërmet i shkallës 6.4 të Rihterit me epiqendër në Detin Adriatik.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie, kanë vdekur 24 qytetarë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat