Thirrja e Fifit për agjencionet turistike

Mediale Vip

Thirrja e Fifit për agjencionet turistike

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:23
Fifi

Fifi kërkon që agjencionet turistike të ofrojnë transport për familjet e prekura nga tërmeti.

Për shkak të tërmetit të fuqishëm që mori shumë jetë, një numër i madh i qytetarëve kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Ata e kaluan mbrëmjen mbi qiellin e hapur, por shumë shqiptarë kanë ofruar strehim dhe ushqim për familjet e prekura nga tërmeti.

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, u ka bërë thirrje agjencioneve turistike që të ofrojnë transport për familjet e pastreha, për t’i akomoduar në vendet që shqiptarët janë shprehur të gatshëm t’i strehojnë.

“Bej thirrje urgjente krejt agjensi0neve turistike qe munden me ofru transport per familjaret qe jane prek nga termeti me ardh me i marr e me i dergu e me i akomodu ne kosove neper vendet qe shqiptaret kane ofru per me i strehu”, janë fjalët e Fifit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat