Familja Fejzullahu ndan 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Mediale Vip

Familja Fejzullahu ndan 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 17:57
Familja Fejzullahu

Familja Fejzullahu ka dhënë kontributin e saj.

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka treguar nëpërmjet Instagramit se ai me familje ka ndarë shumën prej 100 mijë euro për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ai ka sqaruar se kjo është hera e parë që e bën publike shumën dhe ndihmën e ofruar për dikë, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë.

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar pranë postimit Ermal Fejzullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat