Artistët japin kontributin e tyre në çdo formë, me zemër të madhe

Mediale Vip

Artistët japin kontributin e tyre në çdo formë, me zemër të madhe

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:09
Noizy

Dikush me hapje shtëpie, dikush me anullimi koncertesh e duke e larguar datën e për t'i mbledhur të ardhurat për të ndihmuar ata që mbeten pa strehë nga tërmeti.

Këta janë artistët shqiptarë, kjo është zemra e madhe e tyre që para një fatkeqësie të madhe natyrore bëhen bashkë dhe falë influencës së tyre qoftë dhe me një status që postojnë ndihmojnë shumë.

Koha për klikime në foto e aktivitete të bukura është hedhur tutje pasi ata duhet e janë duke e bërë më së miri angazhimin e tyre për të qenë pranë në çdo lloj forme te ata që tërmeti i la pas asgjë.

Artistët e njohur shqiptarë si: Lori, Sabri e Ermal Fejzullahu Gjyste Vulaj, Meda, Gold AG, Noizy, Capital T, Mozzik, Genc Prelvukaj, ProBand& Ganja, Labinot Tahiri, Labinot Rexha e shumë të tjerë kanë anulluar çdo aktivitet të tyre dhe janë duke u përpjekur që sa më shumë të jenë pranë të afërme të tyre me ngushëllime por dhe me ndihma pranë atyre që kanë nevojë.

Këta janë artistët që ne duam! Këta janë artistët me zemër të madhe!BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat