“Në momente të tilla është e vështirë të ngjitesh në skenë”, Elhaida Dani shprehet e trishtuar për situatën në vend

Mediale Vip

“Në momente të tilla është e vështirë të ngjitesh në skenë”, Elhaida Dani shprehet e trishtuar për situatën në vend

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:18
Elhaida Dani

Elhaida Dani prej kohësh është bërë pjesë e shfaqjes artistike “Katedralja e Parisit”, ku ajo luan rolin e Esmeraldës.

Këngëtarja shqiptare ka udhëtuar në disa vende të botës për shfaqjen dhe ditën e sotme pritet të performojë në Firence.

Por duket se për Elhaidën nuk do të jetë aspak e lehtë të ngjitet në skenë, duke ditur se Shqipëria po kalon ditët më të vështira.

Këngëtarja ka treguar se sot do të jetë mbrëmja më emocionuese për të dhe se me shpirt është afër të gjithë shqiptarëve.

“Për fat të keq në momente të tilla është e vështirë të ngjitesh në skenë dhe të performosh, me shpirt jam në Shqipëri dhe ndaj dhimbjen me ju…”, ka shkruar Elhaida bashkangjitur një fotografie të saj.

Shumë artistë shqiptarë që nuk gjenden brenda vendit kanë shprehur keqardhjen e tyre për situatën në Shqipëri pas tërmetit dhe disa prej tyre kanë kontribuar për të ndihmuar familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat