Justin dhe Jessica: Çfarë do të ndodhë me martesën e tyre pas skenës së papritur?

Mediale Vip

Justin dhe Jessica: Çfarë do të ndodhë me martesën e tyre pas skenës së papritur?

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 19:10
Justin dhe Jessica

Fotografia në të cilën Justin Timberlake, 38-vjeç, në një bar në Nju Orleans e mban për dore kolegen Alisha Wainwright, 30-vjeç, ka bërë xhiron e saj në internet.

Alisha, sipas dëshmitarëve okularë në bar, ishte e dehur ndërsa bashkëshortja e Justin, Jessica Biel, 37- vjeç, ishte duke ndenjur në shtëpi në Los Anxhelos  duke u kujdesur për djalin e tyre katër vjeçar, Silas.

Një dëshmitar që ndoqi ngjarjen në bar tha për Eonline, se skena ishte plotësisht e parrezikshme, transmeton KosovaPress.

"Skena ku ai mban një grua tjetër për dore nuk është e papërshtatshme dhe çdo grua do të ndjehej e çuditshme ta shikonte, megjithatë skena është e padëmshme në të njëjtën kohë. Aktorja ishte në një gjendje të dehur dukshëm, asaj i duhej ndihmë për t'i qëndruar pranë", tha burimi.

Por historia nuk mbaron këtu, pasi Justin thuhet se është i vetëdijshëm se çfarë mund të thotë kjo dhe ai ndjehet keq.

Familja e tij është e rëndësishme për të, pasi është martuar me Jessica që nga viti 2012 dhe ata konsiderohen një çift që çojnë një jetë në harmoni.

Justin, sipas raportimeve të mediave, tashmë është rikthyer në set, ku vazhdon të xhirojë filmin e ri "Palmer", ku interpreton Alisha Wainwright si e dashura e tij.

Nëse shkëndija do të ndodhë përsëri, paparacët me siguri do të pasojnë në ditët në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat