Vjen edhe reagimi i Unikkatil, në mbështetje të plotë financiare për Shqipërinë amë!

Mediale Vip

Vjen edhe reagimi i Unikkatil, në mbështetje të plotë financiare për Shqipërinë amë!

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:32
Unikkatil

Si shumë nga emrat e njohur të estradës shqiptare, edhe reperi i njohur Viktor Paloka, apo siç njihet nga publiku si Unikkatil, ka ofruar ndihmën e tij morale e financiare, në këto ditë të rënda për gjithë popullin shqiptarë.

Kjo pas tërmetit që mëngjesin e djeshëm, e që vazhdoi edhe sot, ka shkaktuar viktima dhe të lënduar në zonat e prekura, si në Durrës e Thumanë si zonat më të prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Reperi Unikkatil përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë të ditur se në koncertin që do të mbajë në Zvicërr me 30 Nëntor, ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor, dhe do të dhuroj edhe ai personalisht 5 franga për çdo 5 franga të dhuruara.

“ Më dhemb zemra për katastrofën që i ka ndodhë shtetit amë! Ka me dhuru 5 franga për çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor, për ndihmë. Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga për çdo 5 franga.”, ka shkruar mes të tjerash Unikkatil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat