Gënjeshter! Rita Ora dhe Dua Lipa nuk i dhuruan 2 milionë euro

Mediale Vip

Gënjeshter! Rita Ora dhe Dua Lipa nuk i dhuruan 2 milionë euro

Nga: M.H Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:31
Rita Ora dhe Dua Lipa

Tërmeti që goditi shtetin e Shqipërisë solli një solidarizim mes njerëzve pavarësisht kombit, ndihmuan dhe vazhdojnë të ndihmojnë edhe më tej, shkruan “Bota sot”.

Ata që po ndihmojnë po janë shtete, institucione, artistë dhe njerëz të thjeshtë që po japin aq sa po kanë mundësi, dikush po strehon, dikush po ofron veshëmbadhje dhe ushqim, e shumë kush edhe po japë ndihmë financiare.

Mirëpo ajo që ka rënë në sy kohëve të fundit është lajmi që dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa ndihmuan viktimat nga tërmeti me 2 milionë euro. Ky lajm që u përhap nuk ka asnjë bazë duke filluar nga citimet e deri tek pronocimet e vetë këngëtareve që nuk kanë dhënë deri më tash.

Këngëtarja Rita Ora, përmes rrjetit social Facebok, ka shkruar për gjendjen e rëndë që ka kapluar vendin, ka shprehur lutjet e saja mirëpo që në asnjë moment nuk treguar që ka dhuruar donacion 2 milionë euro së bashku me këngëtaren Dua Lipa.

Përderisa këngëtarja, Dua Lipa, duket se ka vendosur të "injoroj" këtë tragjedi të Shqipërisë duke mos shkruar asgjë përveç një foto 24 orëshe, duke u lutur për Shqipërinë, shkruan "Bota sot".

Mundësia që këto të dyja të japin një donacion të përbashkët është edhe më e pakapshme kur të dy këngëtaret nuk flasin mes veti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat