Stresi bën thirrje: Dilni në Durrës e në Thumanë, stop reklamave e publicitetit

Mediale Vip

Stresi bën thirrje: Dilni në Durrës e në Thumanë, stop reklamave e publicitetit

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:10
Stresi

Reperi shqiptar Stresi ka reaguar pas zërave që u përhapën së fundmi, se po manipulohet me ndihmat e dërguara, madje ai ka bërë thirrje për gjithë ata që dërgojnë ndihma t’i çojnë ato direkt tek familjet e dëmtuara që të mos ketë asnjë mundësi manipulimi.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ndihmohet me gjitha mundësitë, e të dilet edhe në terren por mos të bëhet reklamim, e publicitet.

“Falenderim dhe mirënjohje nga i madhi zot për të gjithë ju që keni kontribuar. Ju lutem janë shumë shtete që po punojnë për këtë punë dhe po merren me nxjerrjen e njerëzve. Ju (artistat) e dini fort mirë kush janë familjet e prekura nga tërmeti, lekët cash apo diçka e dërgoni vetë në familjet e dëmtuara dhe e çoni nderin deri në fund duke ikur vetë aty në vendngjarje të paktën kështu kemi vepruar ne që skemi besim te askush se ku po shkojnë gjithë këto të ardhura. Shkruaj emrin tënd mbiemrin dhe çoje personalisht në ato familje. Stop reklamave plzzz bëje për shpirtin tënd dhe për ata njerëz e jo për botën e publiciteteve bëj bamirësi pa e ditë askush!” ka shkruar ai përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat