Linda Halimi akuzohet për përfitime personale pasi filloi mbledhjen e fondeve për Shqipërinë

Mediale Vip

Linda Halimi akuzohet për përfitime personale pasi filloi mbledhjen e fondeve për Shqipërinë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:47
Linda Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, Linda Halimi, ditë më parë filloi një iniciativë për mbledhjen e fondeve për t’u dalë në ndihmë popullit shqiptar.

Megjithatë, ajo është detyruar të fshijë kampanjën “Go Fund Me” pasi u akuzua nga disa njerëz se e ka hapur për përfitime personale.

Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale, ndërsa sqaron të vërtetën për publikun dhe gjithë ndjekësit e saj.

“E fshiva kampanjën në Go Fund Me. Shumë drama. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve(e kam bërë me zemër e dashuri) populli im, njerëzit, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të Go Fund Me sepse deri më tani nuk më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj të ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda. Paqe dhe dashuri”, ka shkruar në statusin e saj në InstaStory Halimi.

Më pas, Linda ka kujtuar se mijëra herë kishte probleme të tilla me njerëzit, por që pavarësisht këtyre është munduar të bëj më të mirën për popullin shqiptar.

“Me mijëra herë më keni thyer hundët dhe sërish jam munduar të jap dhe kontribuoj si artiste tek populli im. Faleminderit ata pak njerëz që akoma më mbështesin pavarësisht injorancës së masës”, ka shkruar Linda në reagimin tjetër drejtuar fansave.

Tërmetet e fuqishme në Shqipëri kanë lënë 41 persona të vdekur e mbi 650 tjerë të lënduar, derisa shumë prej të mbijetuarve janë strehuar në Kosovë për një kohë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat