Stresi: Dilni në Durrës e Thumanë, lërini reklamat

Mediale Vip

Stresi: Dilni në Durrës e Thumanë, lërini reklamat

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:50
Stresi

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Stresi, dje bëri apel që të paktën në këto ditë të hiqet taksa dhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të kalojnë më lehtë andej kufirit.

E së fundmi, i njëjti ka reaguar se po manipulohet me ndihmat e dërguara, madje ai ka bërë thirrje për gjithë që këto ndihma t’i dërgojnë direkt tek familjet e dëmtuara që të mos ketë asnjë mundësi manipulimi.

“Kam hotel në Chicago ose në Detroit nga 10 dhoma për familje kam një shtëpi në Mitrovicë dhe një në Rahovec dhe një në Shkup po deshe edhe në Hungari. Ju mendoni se ata njerëz do ikin kaq larg. Kush do të bëj mirë të iki vet në vendngjarje si shumë kolegë tjerë që i dhanë provat dhe të takoj familje vet kush nuk mundet të rri në punë të vet e jo me la gojën”, ka shkruar Stresi në postimin kur edhe kërkoi nga njerëzit që ndihmat t’i dërgojnë në vendin e duhur.

“Dilni nesër në Thumanë e në Durës e shikojeni si bëhet bamirësia pa TV pa publicitet dhe do ta kuptoni pse shkruaj unë kështu”, shkruan në tjetrin postim reperi i njohur.

Thuhet se të paktën 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga tërmetet që e goditën Shqipërinë në dy ditët e shkuara, përderisa bilanci i viktimave vetëm sa shkon e rëndohet.

Qindra persona kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit me magnitudë 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada që goditi Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat