Adrola Dushi: Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë mrekullira

Mediale Vip

Adrola Dushi: Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë mrekullira

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:51
Adrola Dushi

Modelja e njohur nga Shqipëria, Adrola Dushi, këto ditë ka qenë tejet aktive në rrjete sociale, duke iu bërë thirrje për ndihmë e më së shumti për bashkim në këtë periudhë të vështirë të popullit shqiptar.

Ish-miss Shqipëria së bashku me modelen Xhesika Berberi ishin ndër personazhet e para që kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë këtyre personave.

“Ju lutemi të ndihmojmë Shqipërinë në këtë krize shkatërruese. Tre donacionet më të larta do të kenë mundësinë të takohen me familjët në nevojë dhe të jenë pjesë e procesit e vendimarrjes së bashku me Xhesika Berberin dhe Adrola Dushin. Ndihma juaj do të jetë inkurajuese për të gjithë! Ne nuk mund të presim për t’i ofruar atyre në nevojë komfortin që ju nevojitet. Kjo fatkeqësi Nuk mund të anashkalohet”, ka shkruar në njërin postim Adrola.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Ndërsa në tjetrin postim thotë se tani është momenti të bëhemi bashkë dhe t’i ndihmojmë të prekurit nga tërmetet në Durrës dhe Thumanë.

“Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë ndryshim, bashk mund të bëjmë mrekullira, bashkë çdo gjë është e mundur. Çdo dhurim shton një buzëqeshje dhe zbut një dhimbje. Më shumë se çdo ditë dua të jemi të gjithë bashkë. Ky është momenti”, ka shkruar modelja Dushi.

Siç edhe raportohet, 39 ka shkuar bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat