Këngëtari shqiptar u bën thirrje qytetarëve të mos i reklamojnë ndihmat që i japin

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar u bën thirrje qytetarëve të mos i reklamojnë ndihmat që i japin

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Skerdi Ago iu drejtua me një lutje vullnetmirëve që po ndihmojnë banorët në shqipëri.

Skerdi Ago përmes një postimi në Instagram ka shkruar fjalë prekëse për këtë 28 Nëntor.

Në postimin e tij, këngëtari thotë se në këtë ditë ishim më të bashkuar se kurrë, ai po ashtu bëri lutje që të mos i reklamojnë ndihmat që po i japin për të prekurit nga tërmeti.

“Fatkeqësisht, këtë 28 Nëntor nuk mund ta festojmë si duhet për shkak të tragjedisë në Shqipëri, por rëndësi ka që e treguam edhe një herë se jemi popull i bashkuar, jemi një?. Megjithatë, nuk pajtohem që ndihmat të bëhen publike sepse nuk është momenti, rëndësi ka të shkojnë në vend, të mos keqpërdoren. Nuk është momenti për t’i bërë reklame vetes, e as momenti për të treguar se sa pasuri kemi. Të gjitha i sheh Zoti të cilit i lutem sot më shumë se kurrë, të mbrojë popullin shqiptar dhe të mbaroj me kaq. Zot bekoje Shqipërinë, bekoje popullin shqiptar! Gëzuar 28 Nëntorin”, ka shkruar Skerdi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat