Madonna anulon koncertet

Mediale Vip

Madonna anulon koncertet

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:17
Madonna

Këngëtarja e famshme Madonna ka anuluar koncertet e planifikuara për Boston me këshillën e mjekëve.

Ajo anuloi tre koncerte të planifikuara në Madam X Tour për shkak të dhimbjes së fortë.

"Më fal për ndryshimin e planit. Performancat më sjellin shumë kënaqësi dhe anulimi i tyre vjen si ndëshkim ... Por dhimbja është shumë e madhe dhe mjeku më këshilloi të bëja pushim", ka thënë Madonna në një postim në Facebook.

Ajo nuk ka bërë të ditur se cili ishte dëmtimi edhe pse në fillim të muajit ishte raportuar se kishte të lënduar gjurin.

Madonna anuloi shfaqjet e saj edhe në Nju Jork në shtator, për shkak të problemeve të produksionit dhe më pas për shkak të një lëndimi.

Promovuesi i koncerteve të Boston ka bërë të ditur se fansave do t’iu kthehen paratë për biletat e blera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat