Avril Lavigne ndahet nga djali i miliarderit, Phillip Sarofim

Mediale Vip

Avril Lavigne ndahet nga djali i miliarderit, Phillip Sarofim

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:07
Avril Lavigne

Këngëtarja 35-vjeçare është ndarë nga i dashuri i saj, Phillip Sarofim, pas një viti qëndrimi në lidhje.

Avril Lavigne filloi të takohej me Sarofim, i cili është djali i miliarderit i Teksasit Fayez Sarofim, në shkurt 2018.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja e "Head Above Water" nuk po lejon që ndarja të ndikojë në jetën e saj.

Së fundi, ajo ndau një seri fotografish në Instagram duke festuar datëlindjen e një mikeshe të saj, ku morën pjesë edhe Travis Clark nga grupi i rokut We the Kings, këngëtarja Charlotte Lawrence, Travis Barker nga Blink-182, reperët G Eazy dhe Machine Gun Kelly.

Tetorin e kaluar, në një intervistë për Billboard, Lavigne foli hapur për marrëdhëniet e saj të famshme në të kaluarën, përfshirë martesën me kitaristin Chad Kroeger, me të cilin u fejua në vitin 2012 pas vetëm një muaji takim. Të dy u ndanë në 2015.

"Ai ka një ton këngësh hit. Luan kitarë. Kjo mund të jetë e shkëlqyeshme," kujtoi ajo, për kohën kur u takuan për herë të parë. "Një muaj më vonë, unë kisha një unazë prej 14 karatësh në gisht."

Në të njëjtën intervistë, Lavigne foli edhe për bashkëshortin e saj të parë, Deryck Whibley nga grupi muzikor Sum 41. Ata u martuan në vitin 2006, por zyrtarisht u divorcuan në vitin 2010.

"Ai është një djalë i mirë kanadez," tha këngëtarja.

Sa i përket ndarjes dy herë, Lavigne tha se nuk ndien keqardhje dhe se ajo ‘e do dashurinë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat