Stresi viziton një familje të prekur nga tërmeti, i thonë se ua dhanë tendën me qira

Mediale Vip

Stresi viziton një familje të prekur nga tërmeti, i thonë se ua dhanë tendën me qira

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 22:28
Stresi

Stresi ka publikuar një video, me të cilën tregon se si po keqpërdoren ndihmat.

Gjatë ditës së sotme, qytetarët kanë treguar disa shqetësime, ku thonë se po keqpërdoren në numër të madh ndihmat.

Reperi Stresi vullnetarisht bashkë me një grup qytetarësh, ka vizituar të prekurit nga tërmeti në disa vende të Shqipërisë.

Ai ka sjellë video, përmes së cilave ka treguar edhe rastet e keqpërdorimeve, e një prej tyre është edhe rasti i një familje, ku tregojnë se tendën ua kanë dhënë me qira.

“Po thon jo ska cadra po me qera a i jepni ???? Jo than po kjo video ca po trregon.zoti ju vraft jepni çadra me Qera ne keto dite te veshtira”, ka shkruar Stresi. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat